Statistikat sipas “Sofa Score”/ Blutë e Dinamos dinë të sulmojnë, por…
Dinamo e nisi sezonin në mënyrën më të mirë duke shënuar 3 gola në debutim ndaj Vllaznisë, megjithatë paraqitja e tyre u zbeh në javët në vazhdim. Pas 7 javëve të para të kampionatit, Dinamo ka arritur të shënojë vetëm 7 gola, me një mesatare prej 1 goli për ndeshje, por në 3 sfida, blutë nuk kanë realizuar asnjëherë.

Sipas statistikave të marra nga “Sofa Score”, në 7 javët e para të kampionatit, Dinamo ka një mesatare prej 11.7 gjuajtjesh për ndeshje, çka do të thotë se Dinamo duhet të godasë mbi 10 herë, për të shënuar një gol. Në total, skuadra blu ka 80 gjuajte, nga të cilat vetëm 7 prej tyre janë konvertuar në gol, mesatare kjo shumë e ulët në raport me sulmet.
Këtë sezon, skuadra e Dajës ende nuk e ka provuar të shënojë nga penalltitë, ndërkohë që ka pasur mesatarisht 3 këndore për ndeshje, si edhe 5.3 goditje këndi. Një mesatare të mirë, Dinamo ka edhe në driblime, duke qenë se dinamovitët driblojnë mesatarisht 17.1 herë për çdo sfidë të luajtur në Superiore, të paktën në 7 javët e para.
PANORAMASPORT.AL













