Statistikat/ Interi kërkon rekorde, Leçe për kthesën
Leçe do të presë Interin sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serinë A. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:
* Leçe ka arritur të marrë vetëm 1 fitore në 15 ndeshjet e fundit kundër Interit në Serinë A, 3 barazime dhe 11 humbje. 8 herë nuk ka arritur dot të shënojë gol, duke llogaritur edhe 2 sfidat e fundit.
* Leçe është e pamposhtur në 3 nga 4 ndeshjet e luajtura në shtëpi në kampionat kundër Interit duke marrë 1 fitore dhe 2 barazime.
* Interi ka fituar 2 ndeshjet e fundit të Serisë A duke shënuar nga 4 gola. Nuk arrijnë 3 ndeshje radhazi me 4 gola që nga viti 1972.
* Zikaltrit kanë arritur të grumbullojnë 63 pikë në këtë sezon me vetëm 12 gola të pësuar dhe 15 herë portën e paprekur. Pas 24 ndeshjesh vetëm në një sezon ka arritur të marrë më shumë pikë, atë të vitit 2006-2007.
* Skuadra e Inzagit ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në 19 transferta radhazi, ashtu siç ka ndodhur vetëm në shkurtin e vitit 2021. Kurrë nuk ka rritur 20 ndeshje në transfertë duke shënuar të paktën 1 gol.
* Roberto Pikoli ka shënuar golin e tij të parë në Serinë A pikërisht ndaj Interit më 20 dhjetorin e vitit 2020 me fanellën e Specias. Lojtari i lindur në vitin 2001 ka realizuar 4 gola në këtë kampionat.
* Në rast se nuk do të pësojë gol kundër Leçes, Jan Zomer (aktualisht 15) do të përmirësonte rekordin e tij për ndeshje pa gola në një sezon, në 5 kampionatet kryesorë të Europës. Ai ka arritur edhe me Gladbahun 15 ndeshje pa pësuar në sezonin 2014-2015.
* Në 9 ndeshjet e fundit në Serinë A, asnjë skuadër nuk ka humbur më shumë ndeshje sesa Leçe, 7 po aq sa Frozinone.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"