Postuar: Dhjetor 4, 2024 | 20:53
Statistikat interesante/ Tirana, 30 muaj pa fitore në Korçë
Tirana do të luajë këtë të enjte me Skënderbeun, por shifrat nuk janë aq shkëlqyese në krahun bardheblu. Kryeqytetasit kanë harruar të fitojnë në Korçë. Më saktë janë 30 muaj që Tirana nuk e shijon fitoren në stadiumin “Skënderbeu”.
Asokohe ekipi bardheblu triumfonte 0-4 ndaj Skënderbeut. Më pas Tirana është përballur edhe pesë herë të tjera me korçarët, dy prej të cilave në këtë qytet, por si në sfidën e nëntorit 2023 dhe në prill 2024, ndeshjet janë mbyllur në barazim 1- 1 dhe 0-0. Në tre takimet e tjera, në kryeqytet kanë fituar dy herë bardheblutë dhe në një rast Skënderbeu.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"