Statistikat e Skënderbeu-Tirana/ Rezultatet, në Korçë dominojnë vendësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 10:23

Statistikat e Skënderbeu-Tirana/ Rezultatet, në Korçë dominojnë vendësit

Tirana do të luajë këtë të enjte me Skënderbeun, por shifrat nuk janë aq shkëlqyese në krahun bardheblu.-900-0-Tirana-SkenderbeuKryeqytetasit kanë harruar të fitojnë në Korçë. Më saktë janë 30 muaj që Tirana nuk e shijon fitoren në stadiumin “Skënderbeu”. Asokohe ekipi bardheblu triumfonte 0-4 ndaj Skënderbeut. Më pas Tirana është përballur edhe pesë herë të tjera me korçarët, dy prej të cilave në këtë qytet, por si në sfidën e nëntorit 2023 dhe në prill 2024, ndeshjet janë mbyllur në barazim 1-1 dhe 0-0.

Në tre takimet e tjera, në kryeqytet kanë fituar dy herë bardheblutë dhe në një rast Skënderbeu.

Ernest Gjoka ka qenë trajner 178 ndeshje në Kategorinë Superiore. Tiranasi ka 65 fitore, 50 barazime dhe 63 humbje, me një golaverazh 207-215, 245 pikësh të grumbulluara dhe 1.38 pikësh për ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"