Statistikat e Porto-Arsenal/ “Topçinjtë”, 7 eliminime në këtë fazë
Porto dhe Arsenali do të përballen në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Champions. Njihuni me statistikat:
– Arsenali do të kërkojë t’i japë fund serisë së 7 eliminimeve radhazi në Ligën e Kampioneve në fazën e 1/8-ave, ndërsa sot udhëtojnë drejt “Estadio do Dragao” për t’u përballur me gjigantët e Portos, të cilët gjithashtu nuk kalojnë përtej kësaj faze që prej sezonit 2020/21.
– Anglezët janë kualifikuar në raundin e 1/8-ave për herë të 15-të, një më shumë sesa Porto dhe janë vetëm pas Realit të Madridit (21), Bajernit të Mynihut (20), Barcelonës (18) dhe Çelsit (17).
– Skuadra e Mikel Artetës u kualifikua e para në fazën e grupeve të këtij sezoni me 13 pikë, duke lënë pas PSV-në me 9 pikë (Grupi B).
– Arsenali ka tri fitore, dy humbje dhe 1 barazim në precedentët me skuadrën e Portos, ndërsa kanë shënuar 12 gola dhe pësuar 4.
– Ndeshjet e fundit të Portos kundër një skuadre të Premier Ligës ishin në fazën e grupeve të sezonit 2021-22, kur ata u mundën 5-1 në shtëpi dhe 2-0 në transertë kundër Liverpulit.
– “Dragonjtë” kanë humbur 7 nga 10 përballjet e tyre të fundit kundër klubeve angleze. Një fitore kundër Çelsit në çerekfinalen e dytë të Champions-it në sezonin 2020-21 është fitorja e tyre e vetme gjatë kësaj serie. Ata e humbën atë duel 2-1 me rezultat të përgjithshëm.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"