Statistikat e Juventus-Inter/ “Zonja” di si të parakalojë kryesueset në sfidat direkte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 14:45

Statistikat e Juventus-Inter/ “Zonja” di si të parakalojë kryesueset në sfidat direkte

Juventusi do të presë Interin në orën 20:45 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Seria A. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:hgfj

– Juventus është skuadra që e ka mundur më shumë se kushdo tjetër Interin në historinë e Serisë A, 87 herë nga 180 takime, të paktën 33 fitore më shumë se kundrejt çdo klubi tjetër.

– Interi nuk ka festuar asnjëherë në 15 nga 17 transfertat e fundit kundër Juventusit në kampionat (4 barazime dhe 11 humbje) dhe për më tepër në 9 prej tyre, nuk ka arritur që të shënojë qoftë edhe një gol.

– Kjo është hera e parë në Serinë A në të cilën Interi dhe Juventusi sfidojnë njëri-tjetrin, pasi në 13 javët e para kanë grumbulluar të paktën 29 pikë. Maksimumi që këto skuadra kishin arritur më parë ishin 27 pikë për zikaltrit dhe 24 për bardhezinjtë në javën e 13-të të sezonit 2008-2009.

– Juventusi ka fituar 4 nga gjashtë sfidat e fundit kur përballë ka gjetur kryesuesen e Serisë A (plus 2 humbje), në të cilën ka pasur rastin që me anë të një fitoreje ta parakalojë në renditje. Dhe që të katërta sukseset kanë ndodhur duke pasur përballë një skuadër milaneze (Milan apo Inter). Hera e fundit që ka ndodhur parakalimi ndaj kryesueses ka qenë më 6 tetor 2019, pikërisht përballë Interit, periudhë në të cilën Juventusi drejtohej nga Mauricio Sarri.

– Interi ka fituar 10 nga 12 ndeshjet e këtij kampionati (plus 1 barazim dhe 1 humbje). Zikaltrit ia kanë dalë vetëm në dy raste që pas 13 javëve të arrijnë kuotën 11 fitore, konkretisht në sezonin 1950-1951 dhe në 2019-2020. Dhe në të dyja rastet e kanë mbyllur sezonin në vendin e dytë.

– Vetëm Nica (4) ka pësuar më pak gola sesa Interi (6) dhe Juventusi (7), duke parë pesë ligat kryesore të Europës. Në sezonin e kaluar, në të njëjtën pjesë të kampionatit, Juventusi numëronte sërisht 7 gola të pësuar, ndërsa Interi ishte bombarduar, duke nxjerrë topin 17 herë nga porta.

– Interi dhe Juventusi janë dy skuadrat e vetme të kësaj Serie A që kanë shënuar më shumë se të tjerët me anë të mbrojtësve, konkretisht 5 gola. Nëse llogarisim 5 ligat kryesore të Europës, më mirë se dy italianet kanë bërë Leverkuseni me 13 gola që kanë ardhur nga mbrojtësit (vetëm Grimaldo numëron 6 prej tyre) dhe Union Berlini (6, katër nga të cilët i përkasin Robin Gësens).

– Mes skuadrave me të cilat është përballur të paktën 5 herë në Serinë A, Juventusi është ai kundër të cilit Lautaro Martinez ka mesataren më të dobët të shënimit, 1 gol në 676 minuta lojë. Nëse arrin që të realizojë në Torino, argjentinasi i Interit mund të bëhet lojtari i dytë pas 60 vitesh, që arrin të shënojë 13 gola në 13 ndeshjet e para të kampionatit. Diçka të tillë kishte mundur ta bënte vetëm një internist tjetër, Mauro Ikardi në sezonin 2017-2018.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"