Statistikat e frikshme të Bajernit/ Shifrat nuk i japin asnjë shpresë Fraiburgut në “Allianz Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2024 | 12:40

Statistikat e frikshme të Bajernit/ Shifrat nuk i japin asnjë shpresë Fraiburgut në “Allianz Arena”

Bajern Mynih-Fraiburg është ndeshja e vlefshme për javën e dytë në Bundesligën gjermane. Fraiburg ka treguar se di të rezistojë kundër ekipeve me peshë në Gjermani, por Bajerni është një “tank” i rëndë për çdo rival në tempullin e tij. Ja disa nga statistikat më pikante mes bavarezëve dhe Fraiburgut, takimi që do të mbahet të dielën.

BAJERN

TOMAS MYLER, NJERIU I REKORDEVE

Myler hyri në lojë pas 64 minutash në fitoren 3-2 kundër Volfsburgut dhe luajti një rol jo të vogël në kundërsulmin e Bajernit, kur skuadra ishte duke humbur 1-2. Ai gjithashtu festoi një moment historik pasi ishte ndeshja e tij e 709-të konkurruese për bavarezët. “Plakushi” me numër “25” barazoi legjendën e portierëve Zep Majer. Një paraqitje kundër Fraiburgut të dielën do ta bënte Mylerin lojtarin e vetëm rekord të Bajernit rreth prezencave.

NDESHJA E PARË NË SHTËPI, SI GARANCI E FITORES

Dueli i parë në shtëpi në vigjilje të Bundesligës është një ogur shumë i mirë për Bajernin. Ata ka fituar 11 nga 12 ndeshjet e fundit në “Allianz Arena” në fillim të një sezoni në ligën gjermane. Vetëm ndeshja kundër Herta në edicionin 2019/20 përfundoi në barazim 2-2.

REKORD I FRIKSHËM KUNDËR FRAIBURGUT

Gjigantët nga Mynihu ka humbur vetëm një nga 25 ndeshje konkurruese në shtëpi kundër Fraiburg (në Kupën 2022/23). Rekordmenët gjermanë kanë fituar 21 nga 24 ndeshjet e Bundesligës si pritës, me tri sfida që kanë përfunduar në barazim.

DEBUTIMI I KOMPANIS

Vinsent Kompani ka qenë trajner Bajern prej rreth dy muajsh. Ai do kërkojë fitoren e parë përpara tifozëve në “Allianz Arena”. Fakti që Bajern Mynih e ka “preh” të lehtë Fraiburgun, ia bën më të thjeshtë misionin, triumf.

NISJA ME REKORD

Herri Kejn me shokë vendosi një rekord të ri kur mposhti Volfsburg 3-2. Bajerni shkoi i pamposhtur në ndeshjen hapëse të Bundesligës për herë të 13-të radhazi, duke fituar 11 dhe duke barazuar dy. Asnjëherë më parë një skuadër nuk ka qenë e pathyer për kaq gjatë në ndeshjen startuese. Bajern synon të vazhdojë me fillimin e tyre të fortë kundër Fraiburg të dielën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"