Statistikat dëshpëruese/ Transfertat e sivjetshme, si mallkim për “Djallin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2025 | 22:01

Statistikat dëshpëruese/ Transfertat e sivjetshme, si mallkim për “Djallin”

Milani humbi të shtunën në shtëpinë e Juventusit dhe pësoi humbjen e pestë në njëzet ndeshje këtë sezon. Më tej, duke krahasuar humbjet e “Djallit” në turneun e fundit me atë aktual, del një statistikë shqetësuese.

2025.01.18-interna-Report-JuveMilan

Në fakt, ajo në “Allianz Stadium”, është disfata e katërt jashtë fushe për kuqezinjtë në dhjetë transfertat e fundit.

Saktësisht i njëjti numër ndeshjesh të humbura në të gjithë Serinë A të kaluar larg “San Siro”-s. Në sezonin 2023-2024, Milani nën drejtimin e Stefano Piolit humbi në Serie A kundër Interit (5-1 më 16 shtator 2023), Atalantës (3-2 më 9 dhjetor 2023), Monzës (4-2 më 18 shkurt 2024) dhe Torinos (3-1 më 18 maj 2024).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"