Statistika/ “Magjistari” Sanço përballë ekspertëve të Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 11:05

Statistika/ “Magjistari” Sanço përballë ekspertëve të Realit

Borusia Dortmundi i befasojë të gjithë në këtë edicion të Champions-it, duke përsëritur rrugëtimin e vitit 2013, por kësaj radhe kërkon të ndryshojë fatet e finales. Real Madrid nga krahu tjetër e ka kthyer “të zakonshëm” vitet e fundit suksesin në Ligën e Kampioneve. Më poshtë po ju prezantojmë statistikat më pikante nga kontingjentet përkatës.

h

“PERËNDIMI” I ROJS – Kanë kaluar 12 vite kur Marko Rojs iu bashku Dortmundit dhe takimi me Realin do të jetë i fundit për të. Në total ai regjistron me fanellë e verdhezinjve 170 gola dhe 131 asiste, ndërsa suksesi më i rëndësishëm përkon me dy Kupa të Gjermanisë. Në vitin 2013 Rojs i shkoi shumë pranë trofeut “veshgjatë”, por goli i Roben në limite prishi gjithçka. Shansi i fundit që Marko të largohet me medaljen e kampionit në kompeticione prestigjioze.

DUELI MES ANGLEZËVE – Xhejdon Sanço dhe Xhud Bellingam do të “mprehin shpatat” si pritës në mitikun “Uembli”. Së bashku me Fill Foden, dhe Herri Kejn, ata janë futbollistët me formën më të mirë nga kombëtarja angleze. Pritet të ketë duele interesante mes tyre. Edhe pse në pozicione të ndryshme, statistikat nuk lënë vend për dyshime.

“MAESTRO” ANÇELOTI – Pep Guardiola, Bob Paislei dhe Zinedin Zidan janë të vetmit trajnerë që e kanë fituar Champions-in nga tri herë. Por Don Karlo është në një tjetër stad. Ai numëron katër trofe, dy me Milanin dhe dy të tjerë me “galaktikët”. Nëse i referohemi edhe periudhës kur luante në fushë, shkon në 6 të tillë.

EKSPERTËT E REALIT – Luka Modriç dhe Dani Karvahal kanë shansin e madh për të fituar për të gjashtën herë Ligën e Kampioneve me fanellën e Realit. Vetëm Pako Gento nga skuadra e Realit në ciklin dominues ku e fituan Champions-in radhazi, e ka varur kaq shpesh medaljen e kampionit në qafë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"