Stadiumi, bashkia mbjell 140 pemë dekorative

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2014 | 11:14

Stadiumi, bashkia mbjell 140 pemë dekorative

Farrici dhe Duka ne tribunen e BurrelitStadiumi i Burrelit tashmë jo vetëm me tapet të ri, por do të gjelbërohet akoma edhe më shumë. Bashkia e Burrelit ka menduar të mbjellë disa pemë dekorative brenda stadiumit “Liri Ballabani”. Bëhet fjalë për rreth 140 bimë, të cilët po mbillen përreth fushës së këtij stadiumi dhe që në të ardhmen do të jenë jo vetëm filtruese të ajrit urban, por edhe zbukuruese të ambienteve të këtij stadiumi. Zëvendëskryetari i Bashkisë së Burrelit, Mexhit Sina, në një bisedë për “Panorama Sport u shpreh se këto pemë do mbillen falë një bashkëpunimi mes bashkisë dhe një firme që merret me kultivimin e bimëve dhe pemëve dekorative. “Kemi menduar t’i japim më shumë bukuri stadiumit ‘Liri Ballabani’ me mbjelljen e këtyre pemëve, të cilat jo vetëm do e zbukurojnë këtë stadium, por do të shtojnë edhe gjelbërimin e qytetit. Pemët që po mbillen, mendoj që nga qershori do të japin edhe efektin zbukurues. Ato janë mbjellë sipas parametrave të duhura dhe në kushtet e duhura natyrore. Tashmë sportdashësit matjanë, të cilët do të ulen në shkallët e stadiumit për të ndjekur ndeshjet e futbollit, do të kenë edhe gjelbërimin mes tyre. Shpresoj që investimet në stadium të pasohen edhe nga të tjera që tashmë ka mbetur shtimi i stolave për t’u ulur, projekt ky i së ardhmes” – përfundoi zëvendëskryetari i Bashkisë së Burrelit, Mexhit Sina.
Dritan Kurti