Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-kampioni i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2024 | 18:30

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-kampioni i Tiranës

Një lajm i hidhur për sportin shqiptar. Legjenda e mundjes, Petrit Hajdari ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Kujtojmë që Hajdari është shpallur edhe kampion si sportist i Tiranës.Untitled Design 10 750x422

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ish-kreu i KOKSH-it, Viron Bezhani i jep lamtumirën ish-kampionit të Tiranës.

“U prehsh në paqe miku im Petrit Hajdari! Sot më duhet t’i them lamtumirë nga Dardha e Korçës, mundësit të shquar, mikut, sportistit dhe kolegut tim të mirë Petrit Hajdari. Një humbje e madhe për të gjithë komunitetin e mundjes, jo vetëm atij të Tiranës por edhe të gjithë mundjes shqiptare për atë çfarë ka dhënë ky sportist për këtë sport. Respekti e mirënjohja ime shkon për kujtimin e këtij mundësi jo vetëm për atë që ka dhënë por edhe atë që ka transmetuar te brezat e rinj. Faleminderit nga zemra për gjithçka që i ke dhënë këtij sporti, duke qenë i bindur se për këtë kontribut të madh nuk do të harrohesh kurrë. Lamtumirë, Petrit Hajdari, nderi i mundjes tiranase”, shkruan Bezhani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"