Spikati me Egnatian kundër Partizanit, Ujka: Momenti im më i mirë nuk ka ardhur akoma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 20:01

Spikati me Egnatian kundër Partizanit, Ujka: Momenti im më i mirë nuk ka ardhur akoma

Egnatia barazoi me rezultatin 1 me 1 përballë Partizanit në stadiumin “Arena e Demave”. Mesfushori Ujka i rrogozhinasve ishte ndër më të spikaturit e sfidës së javës së 16-të në Superiore.

bandicam 2024-12-05 20-01-33-228

Ishte ndeshje shumë e vështirë sepse luanim me vendin e parë, por në asnjë moment në skuadrën tonë nuk humbet besimi për të barazuar dhe për të kthyer rezultatin, sido të jetë ai.

Momenti im më i mirë nuk ka ardhur akoma, një moment i mirë është ky. Kam më shumë për të dhënë për ekipin e Egnatias.

Tek ekipi i Egnatias janë shumë lojtarë cilësorë, të gjithë bëjnë punën e vet. Nuk është çështje kush është lider, por secili të punojë për të fituar ndeshjen dhe pastaj kush është lider del vetë në fushë, e tregon.

Unë jam mesfushor qendror, aty e kam formën më të mirë. Pastaj nevojat e trajnerit dhe ekipit, mund të luaj dhe “ëinger”. Më të mirën mund ta tregoj aty me cilësitë që kam dhe që keni parë ju”, u shpreh Ujka për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"