Sot bilanci i Interit, priten plot 80 milionë euro humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2023 | 13:50

Sot bilanci i Interit, priten plot 80 milionë euro humbje

Sot do të jetë një ditë e rëndësishme për Interin edhe pse nuk ka asnjë angazhim të planifikuar në fushë. Siç raporton “Tuttosport”, bordi drejtues i klubit pritet të miratojë bilancin për sezonin 2022-2023.

STIVEN ZHANG

Humbjet parashikohen të jenë rreth 80 milionë euro, një përmirësim i dukshëm krahasuar me 140 milionët e një vit më parë.

Shifra është brenda parashikimeve fillestare të klubit në nisje të sezonit të shkuar, me Interin që arriti të korrigjojë problemet e shkaktuara nga mungesa e parave të sponsorit kryesor të fanellës “Digitalbits” falë rezultateve sportive në Champions League dhe të ardhurave nga biletat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"