“Skuadra do të jetë e plotë”, Kumbarçe: Sfidë delikate me Apoloninë, fierakët janë plot cilësi
Pas fitores ndaj Tomorit këtë mesjavë, dibranët mbyllin sot përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Apolonisë në orën 13:30 në stadiumin “Loni Papuçiu”.
Tekniku i dibranëve, Shpend Kumbarçe, ka dhënë një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport” para kësaj transferte. Trajneri e konsideron një ndeshje delikate, si dhe “qan” kohën e shkurtër për të përgatitur ndeshjen dhe rikuperuar lojtarët.
“Kemi përpara një transfertë të vështirë. Apolonia është një skuadër me mjaft cilësi, jo më kot mban vendin e tretë në klasifikim. Por ne jemi stërvitur me seriozitet, ndonëse koha e përgatitjes së kësaj ndeshjeje ka qenë e shkurtër. Gjithsesi, deri në ditën e nesërme do të përpiqemi të rregullojmë disa nga gabimet që kemi shfaqur në fushë në atë betejë përballë Tomorit. Skuadra do të jetë e plotë dhe lojtarët e mi gëzojnë formë të mirë sportive”, tha Kumbarçe për gazetën.
FATMIR ZHUZHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"