Skandali me kërcënimet e gjyqtarëve, një ndeshje e manipuluar solli shkarkimin e trajnerit në Superiore
FSHF ka pezulluar sot ndeshjen mes Kastriotit dhe Bylisit në Superiore, duke e shtyrë në një datë të pacaktuar, pasi ka marrë sinjalizime nga gjyqtarët të cilët nuk pranojnë të drejtojnë më ndeshje të krutanëve. Ata pretendojnë se janë kërcënuar para ndeshjeve të kësaj skuadre dhe janë “detyruar” të marrin vendime në favor të saj.
Në komunikatën e saj për anulimin e ndeshjes, FSHF pranoi se ishte manipuluar rezultati i sfidës mes Kastriotit dhe Laçit një javë më parë, pasi gjyqtarët ishin detyruar të anulonin një gol në favor të kurbinasve. Një ngjarje shumë e rëndë që mund të ketë pasoja sportive e jo vetëm. Palë e dëmtuar në këtë rast është Laçi, por sidomos ish-trajneri i kësaj skuadre, Gentian Mezani.
Pas ndeshjes në fjalë, që u mbyll me rezultatin teknik 2-1 për Kastriotin, klubi vendosi largimin e teknikut nga detyra, duke i besuar drejtimin Stavri Nicës. Kështu, një ndeshje e manipuluar, sipas vetë FSHF-së, solli shkarkimin e Mezanit i cili me një rezultat tjetër, mund të vazhdonte të ishte edhe sot në stolin e kurbinasve.
PANORAMASPORT.AL
LEXO EDHE: