Skandali me hartën e Kosovës në Botëror, Berisha kërkon përjashtimin e Serbisë: Dënoj heshtjen e turpshme të Ramës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 10:35

Skandali me hartën e Kosovës në Botëror, Berisha kërkon përjashtimin e Serbisë: Dënoj heshtjen e turpshme të Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me provokimin e bërë nga kombëtarja serbe në Katar, ku në dhomat e zhveshjes gjatë ndeshjes me Brazilin, u shfaq një flamur me simbole nacionaliste dhe me hartën e Serbisë ku përfshihej dhe Kosova.

berisha 1

Përmes një postimi në facebook, Berisha dënon aktin e rëndë dhe kërkon përjashtimin e përfaqësueses serbe në mënyrë urgjente nga kampionati botëror.

Gjithashtu ai dënon dhe atë që e cilëson si heshtjen e turpshme të kryeministrit Rama në lidhje me çështjen.

“Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama”, shkruan Berisha.

BERISHASERBIA 3SERBIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"