Situata te Tirana, trajneri Magani ngrohet nga rikthimet për Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2024 | 21:57

Situata te Tirana, trajneri Magani ngrohet nga rikthimet për Teutën

Skënderbeu është harruar. Tani Tirana duhet të mendojë për sfidën që do të luajë ditën e hënë ndaj Teutës. Ndeshja pritet të luhet në orën 17:00. Burime në klub bëjnë me dije se sfida do të luhet në “Arena Kombëtare”, gjithmonë sipas marrëveshjes.

tirana

Për këtë sfidë, Magani është më i qetë. Dembele do të kthehet në skuadër. Edhe Zharmuni po lufton me kohën që të jetë me ekipin. Gjumsi pritet të jetë në 100 përqindëshin e tij. Problemi i vetëm në ekip janë pesë lojtarët me nga tre kartonë të verdhë.

Bëhet fjalë për Micin, Gjumsin, Kolën dhe Solerin, e Ndrecën të cilët u ndëshkuan dje me të verdhë. Nëse luajnë dhe ndëshkohen me durrsakët, humbasin sfidën e radhës me Dinamon që luhet në Elbasan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"