Postuar: Janar 15, 2025 | 22:19
Situata te Reali, Mijatoviç e sheh problemin te Tçuameni
Ish-lojtari i Realit të Madridit, Predrag Mijatoviç dhe drejtor i futbollit për ekipin e bardhë nga viti 2006 deri në 2009, analizoi në “Cadena SER” situatën e ekipit pas humbjes 2-5 në finalen e Super Spanjës.
Ai ka vënë gishtin në plagë, duke treguar nga Orelië Tçuameni, që sipas tij nuk mund të luajë në qendër të mbrojtjes.
“Ne duhet t’i themi gjërat ashtu siç janë, Tçuameni nuk më bind në asnjë pozicion (as qendërmbrojtës dhe as mesfushor). Ai ka ardhur me një pritshmëri të caktuar dhe që ka luajtur shumë mirë me Francën, por që kur erdhi në Madrid ai është një tjetër lojtar, nuk njihet”, komentoi Mijativiç, i cili sugjeroi dhe dy afrime në dy krahët e mbrojtjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"