Situata te Juventusi, si Tiago Mota ka ndërtuar “bunker” në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2024 | 21:02

Situata te Juventusi, si Tiago Mota ka ndërtuar “bunker” në mbrojtje

Tullë pas tulle, Tiago Mota ka arritur që të ndërtojë një mur që po reziston prej 60 ditësh. Nga golat e pësuar në fazën përgatitore deri tek zero golat në 3 javët e para të kampionatit të Serisë A kundër Komos, Veronës dhe Romës.

mota tiago

Di Gregorio, i thirrur në apel si pasardhësi i Sheznit nuk është vënë në rrezik konkret. Shumë pak goditje dhe asnjë rrezik. Meritë edhe e punës së trajnerit bardhezi në një fazë mbrojtëse perfektë. “Vlahoviç është mbrojtësi ynë i parë sepse orienton presingun” janë fjalët e Tiago Motës. Pas shpërthimit të Juves është një punë e skuadrës, meritë e të gjithëve, por edhe dyshes së mbrojtjes Gati dhe Bremer. Nuk kanë pasur shumë punë dhe vështirësi sepse e gjithë skuadra ka ndryshuar, pra e gjithë mënyra e mbrojtjes. Tani ka më shumë vëmendje nga e gjithë skuadra.

Më mirë sesa kështu, “Zonja e Vjetër” nuk kishte bërë kurrë. Ishte sezoni 2014- 2015 kur bënte të njëjtën nisje të sezonit dhe në krye ishte Masimiliano Alegri, në vitin e tij të parë. Dhe në qendrën stërvitore janë duke u përgatitur të tjera risi dhe rrotacion për të ardhmen. Danilo është gati sepse ka luajtur vetëm 5 minuta kundër Veronës, ndërsa Kalulu 13 po ndaj Veronës. Ndërkohë që drejtori Xhuntoli ka ngritur antenat për të ardhmen, ku në shënjestër janë vënë Hanko, mbrojtës i Fejnordit dhe Sllovakisë së Kalconës.

DANILO- Ndërkohë që nga Brazili kanë ardhur “SMS” për trajnerin Mota. Danilo ka luajtur me kombëtaren e tij dhe kërkon të japë kontribut për skuadrën. Kapiteni nuk është bërë çështje dhe ka pranuar stolin në startin e sezonit, por sigurisht që do të kërkojë të jetë ai titullari në vazhdimësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"