Situata te Bylisi, rrëfehet Egbo: Duhen ende afrime, por jemi në rrugën e duhur
Emanuel Egbo tashmë e drejton Bylisin prej afro 4 javësh, kumes një programi me intensitet të stërvitjes, apo dhe me zhvillimin e ndeshjeve miqësore, ka arritur që të ndërtojë një ide rreth skuadrës, por edhe lojtarëve që ka gjetur dhe atyre që kanë ardhur rishtazi.
Bylisi ka qenë një nga ekipet më aktivekëtë merkato, teksa ka bërë tëvetët 6 lojtarë, ndërsaballshiotët tashmë janë në kulmin e përgatitores, duke nisur ciklin e dytë të fazës që është”gërshetuar” edhe me ndeshjemiqësore. Egbo pret ende përforcime dhe ka besim se skuadra do të jetë edhe më e fortënë vijim. Nuk e ka pasur aspaktë vështirë ambientimin si me grupin ashtu edhe në qytet, sepse është një njohje e vjetër dhe që në Ballsh është mirëpritur mjaft ngrohtë nga i gjithëambienti.
Tashmë kur po afrone dhe sfida e parë e sezonit, ku ballshiotët do të jenëmysafirë në Durrës, Emanuel Egbo, trajneri i mallakastriotëve ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”. Ai flet për rikthimin në Ballsh, kampionatin tonë dhe sidomos Bylisin, atë që ka gjetur dheatë që ka në ndërtim e sipër me idetë e veta…
Egbo, si është gjendja te Bylisi dhe sa ka ndryshuar skuadra?
Në fakt kemi punuar. Përgatitjet kanë nisur në kohë dhemendoj që cikli i parë i fazësna ka shërbyer shumë. Ka qenënjë njohje me tërë lojtarët, ashtusikundër edhe ndonjë seleksionim por edhe përgatitje fizikedhe taktike. Ekipi kapërmirësim dhe këtë e katreguar në dy testet, por duhet ende shumë punë dhe jemi në formatim e sipër, për të shkuar te më e mira.
Si kanë qenë dy miqësoret, a mbetët i kënaqur me performancën e lojtarëve të grumbulluar dhe aktivizuar?
Miqësoret na kanë vlejtur. Dhe të jem i sinqertë këto teste na kanë vlejtur për të parë gjendjen fizike të lojtarëve që kanëardhur, por edhe pjesën që ka qenë nga sezoni i shkuar. Në fakt duhet thënë se gjendja fizike ka qenë e mirë, por duhet që të punojmë shumë në aspektin e harmonizimit. Brenda grupit ka elementë që kanë “brum” dhe kjo është pozitive.
Si ju duken afrimet e deritanishme?
Është herët që unë të jap një vlerësim të plotë për lojtarët qëkanë ardhur në skuadër. Nga ajo që kam parë deri tani, e themse kanë shfaqur dëshirë për të punuar dhe duan që të ndihmojnëekipin për të realizuar synimin që ka këtë sezon në Superiore.
Po kampionatin shqiptar, në optikën e Egbosë, duke qenë se keni luajtur, por edhe keni trajnuar, si e shihni këtë sezon?
Është e vërtetë që e njoh, por është herët dhe nuk kam se çfarëtë them në këto momente. Mendoj dhe gjykoj në këndvështrimin tim se do të jetë një kampionat i fortë, sepse ka ekipe me kualitete dhe që kanë cilësi brenda tyre. Ka shumë ekipe që kanë tashmë traditën e tyre në Superiore.
Çfarë i duhet ende Bylisit?
Mendoj se ekipit i duhen ende lojtarë dhe me sa di jemi në rrugëtë mbarë. Presidenca po punon dhe po na mbështet që ne të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën. Unë kam besim se me afrimet që do të vijnë së shpejti të ndërtojmë një ekip cilësor. Qëllimi kryesor është që të bëjmë lojën e bukur, të jemi një ekip “kockë e fortë”, pastaj duke parë e duke bërë.
Ku e sheh Bylisin e tij Egbo?
Tani jemi të përqendruar vetëm te puna. Jemi në ciklin e dytë të përgatitjeve dhe duhet që të punojmë shumë, me dy seanca dhe me ndeshje miqësore që do t’i luajmë në Greqi, por edhe në Shqipëri. Ndoshta pas pak ditësh mund të jap një përgjigje më konkrete, sepse tashmë ekipi është në kulmin e fazës, por edhe në ndërtim e sipër.
ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"