Postuar: Nëntor 15, 2023 | 19:02
Situata e paqartë me Osmanin te Tirana, në “ajër” posti tjetër që mbante brenda klubit
Tefik Osmani te KF Tirana nuk ishte vetëm drejtori teknik i skuadrës dhe krahu i djathtë i Refik Halilit. Në klub ai mbante edhe pozicionin e anëtarit të bordit të klubit.
Për t’u parë mbetet nëse Osmani do të largohet edhe nga anëtar bordi i KF Tiranës apo do të vazhdojë të qëndrojë pjesë e bardhebluve, të paktën anëtar bordi i bardhebluve që ka katër anëtarë. Një situatë, që mund të jetë e sikletshme dhe të sjell ngërçe, pasi zakonisht votohet për çdo vendimmarrje.
Thënë kështu, te Tirana gjërat nuk janë të qeta. Brenda një muaji, largohet trajneri dhe drejtori më jetëgjatë i erës “Halili 2”. Të shohim se cilët do ta kenë radhën.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"