Siti në krye të Premier Ligës, Guardiola: Jemi gjallë për një tjetër tripletë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 12:19

Siti në krye të Premier Ligës, Guardiola: Jemi gjallë për një tjetër tripletë

Pep Guardiola përshëndeti skuadrën e tij që është ende gjallë për një tjetër tripletë të mundshme dhe u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të përqafojnë mundësinë e pabesueshme për të luftuar sërish në të gjitha frontet.

guardiola

Siti mposhti Lutonin 5-1 të shtunën, për të marrë kryesimin e kampionatit për herë të parë që nga nëntori, ndërsa vëmendja tani është kthyer te ndeshja e kthimit çerekfinale e Ligës së Kampioneve kundër Realit të mërkurën, përpara gjysmëfinales së Kupës FA kundër Çelsit. I pyetur se si skuadra e tij do të jetë në fund të sezonit, ai tha:

“Është e pabesueshme të jesh sërish këtu. Çfarë privilegji. Pasi fituam atë që fituam sezonin e kaluar, ne jemi ende duke luftuar në Premier Ligë me 21 pikë të mbetura. Të mërkurën do të luajmë kundër Realit, me një shans për t’u kualifikuar në gjysmëfinale me të gjithë energjinë që do të sjellin tifozët tanë. Dhe në Kupën FA të shtunën e ardhshme kundër Çelsit, luajmë sërish një gjysmëfinale. Ne do të përpiqemi që ta zgjasim garën javë pas jave. Ne kemi një shans. Nuk e di çfarë do të bëjnë Liverpuli me Arsenalin. Por ne duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe ushtrojmë presion mbi ta”.

Fitorja e parë pa Rodrin – Siti arriti diçka të shtunën që nuk ia ka kishte dalë ende këtë sezon, duke fituar një ndeshje të kampionatit pa Rodrin në fushë. Mesfushori spanjoll i kampionëve ka humbur 3 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon për shkak të pezullimit, tri humbjet e vetme të Sitit në kampionat. Ai tha se kishte nevojë për pushim pas barazimit 3-3 me Realin në Champions dhe trajneri Guardiola e kurseu duke e lënë në stol ndaj Lutonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"