Sirena angleze për Shpendin? E bleu vetëm 2500 euro por tani Çezena kërkon shifrën e lartë për lojtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 23:26

Sirena angleze për Shpendin? E bleu vetëm 2500 euro por tani Çezena kërkon shifrën e lartë për lojtarin

Kristian Shpendi ka rinovuar një ditë më parë kontratën e tij me klubin e Çezenës, ku është bërë protagonist absolut me golat që shënoi në Serinë C e së fundmi edhe në Serinë B. Por kjo nuk do të ndalojë një transferim të tij në verë drejt një klubi tjetër, nëse vjen oferta e duhur.

shpendi

Djaloshi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve që janë gati të bëjnë investim për të siguruar firmën e tij. Por tani duhet të negociojnë me Çezenën, që kërkon të përfitojë maksimalisht nga shitja e futbollistit.

Klubi ka shpenzuar vetëm 2500 euro për të blerë kartonin e tij në vitin 2019 nga klubi i San Marinos mes amatorëve (kuota e trajnimit) për ta regjistruar bashkë me të vëllain, Stiven, në ekipin e të rinjve. Tani, vlera e futbollistit shqiptar është rritur në mënyrë të frikshme dhe sipas mediave në Itali, Çezena mendon se kartoni i tij vlen rreth 15 milionë euro.

Një shifër që përballohet nga pak klube në Itali, por nga shumë të tilla në Angli. Mediat italiane aludojnë se emri i Kristian Shpendit ka filluar të qarkullojë edhe mes klubeve britanike, në Premier Ligë apo edhe në Championship, që do të ishte një trampolinë e mirë për lojtarin nëse vendos të largohet në verë nga skuadra aktuale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"