Silvinjo i sfidon të gjithë pas shortit: Në Europian nuk ka favoritë, në 90 minuta mund të bësh gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 20:38

Silvinjo i sfidon të gjithë pas shortit: Në Europian nuk ka favoritë, në 90 minuta mund të bësh gjithçka

Shorti i EURO 2024 ka vënë Shqipërinë në një grup shumë të vështirë, pasi përballë do të ketë Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Por trajneri i kuqezinjve, Silvinjo, në deklarata e tij për faqen e FSHF, ka bërë të qartë se është gati për këtë sfidë të re, duke i besuar të njëjtit qëndrim që ka pasur që në startin e kualifikueseve, ku çdo ndeshje fillohet me shanse të barabarta.

silvinjo

“Ishte një mbrëmje e bukur. Është mrekulli të jesh këtu. Të gjithë ne kemi bërë mirë deri këtu. Të gjithë ne dhe njerëzit duhet të kujtojnë çdo ndeshje që kemi fituar e barazuar për të ardhur këtu. Tani ndryshon pak dhe jemi në një grup të vështirë. Ata janë mësuar të luajnë në finalet e Europianit dhe të Botërorit. Flasim për skuadra të forta si Spanja, Italia, Kroacia.. Ne duhet të provojmë forcën tona. E kemi bërë deri tani kundër Republikës Çeke, Polonisë. E kemi bërë mirë. Pastaj do ta luajmë, është një ndeshje teke, në 90 minuta mund të bësh gjithçka.

E kuptojmë që kundërshtarët janë të fortë. Por kur flitet për tre ndeshje në fazën finale të një Kampionati Europian, nuk mund të flasim për një favorit. Shkojmë në fushë të luajmë futboll, të bëjmë punën tonë. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka.

Mendoj se lojtaret janë të lumtur që do të shkojnë në finalet e një Europiani. Ishte një ëndërr dhe është një ëndërr për të gjithë ne. Tani do ta shfrytëzojmë këtë mundësi akoma edhe më shumë”, tha Silvinjo pas shortit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"