Shtypi anglez nuk kursehet pas humbjes së Anglisë, pretendentët për Europianin i kthejnë në zhgënjyes
Nga pretendentët te zhgënjimi i mundshëm. Nuk kaloi shumë kohë që shtypi anglez të ndryshonte mendim për kombëtaren. Mjaftoi vetëm një humbje ndaj Brazilit. Vetëm pak ditë më parë “Mirror” e quajti përzgjedhjen e drejtuar nga Gareth Sauthgejt “skuadra më e fortë në Europë së bashku me Francën”.
“Sky Sport UK” shtoi, duke pyetur: “Si mund të mos ishim? Ne jemi në garë për të fituar Kampionatin Evropian”. “The Guardian” gjithashtu vendosi Anglinë në mesin e favoritëve për Euro 2024, duke shkruar se “një mundësi si kjo mund të mos shfaqet më kurrë, mundësia për të fituar trofeun është shumë e madhe”.
Megjithatë, dje erdhi disfata ndaj Brazilit dhe kaq mjaftoi. “Anglia mund të mundej më shumë se 1-0”, ky është mendimi i “BBC”, e cila kritikon Sauthgejt sepse ai dukej “çuditërisht optimist pas një disfate që ishte e qartë dhe jo vetëm nga rezultati”.
“Daily Mail” është gjithashtu kritike. Dhe, për më tepër, kujton një precedent. Ai që daton në vitin 2004, kur kombëtarja e “3 luanëve” ishte ndër favoritët dhe më pas përfundoi e mundur nga Portugalia në çerekfinale. “Edhe atje në letër ishim shumë të fortë. Ky brez është paralajmëruar…”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"