Shtesë në buxhet dhe plan për ndërtimin e një stadiumi, ja plani për AF Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2021 | 9:18

Shtesë në buxhet dhe plan për ndërtimin e një stadiumi, ja plani për AF Luftëtarin

Miratohet buxheti për AF Luftëtarin. Në mbledhjen e zhvilluar dje nga Këshilli Bashkiak, është akorduar një fond prej 15 milionë lekësh për vitin 2022 për klubin e futbollit.

Luftetari Permeti

Nëse një vit më parë u dhanë vetëm 10 milionë, tani ka një shtesë prej 5 milionësh. Një “bonus” që do t’i shërbejë jo pak klubit. Përparësi do t’u jepet ekipeve zinxhir nga kjo shtojcë dhe më në fund pagesat e trajnerët e akademisë nuk do të bëhen më nga fëmijët.

Gazeta mëson se do të ketë investime edhe në infrastrukturë për vitin e ri, duke filluar nga Fusha e Vjetër dhe për të kaluar te rehabilitimi i pallatit i sportit.

Një tjetër lajm i mirë është edhe plani i FSHF-së dhe Bashkisë Gjirokastër për të ndërtuar një stadium të ri. Sipas asaj që u tha gjatë mbledhjes, deri në muajin qershor do të jetë piketuar edhe vendi i ndërtimit të impiantit të ri.

Stadiumi aktual parashikohet të kthehet në mjedis urban për qytetarët gjirokastritë, pse jo, edhe për turistët vendës e të huaj, që vizitojnë bukuritë e qytetit.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"