SHTANGË U17/ Rrasa shkëlqen në Europian, Shqipëria arkivon një tjetër medalje
Në Kishinau të Moldavisë që prej datës 1 korrik po mbahen garat e Kampionatit Europian për U-15 dhe të rinj. Në këtë eveniment merr pjesë edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua me dy sportistë. Ditën e djeshme e kishte radhën për të konkurruar Samoel Rrasa, i cili ishte pjesë e Baterisë A për peshat 67 kilogramë në moshën U-17.
Ndonëse në një kategori peshe me shumë rivalitet, Rrasa arriti që të linte gjurmë duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje. Peshëngritësi i talentuar i skuadrës së Shtërmenit fitoi medalje bronzi në stilin e shkëputjes, duke realizuar me sukses 116 kilogramë. Ndërsa për fat të keq në stilin tjetër të shtytjes, nuk arriti të ngrinte 133 kg, duke i djegur të tria provat e tentuara. Kështu talenti shtërmeas nuk arrin që të klasifikohet në dygarësh, por gjithsesi i dhuron Shqipërisë një tjetër medalje. Duhet theksuar se kjo ishte gara e parë ndërkombëtare për Rrasën dhe padyshim që emocionet dhe mungesa e përvojës kanë ndikuar në konkurrim.
Megjithatë, pas garës ishin të kënaqur si trajneri Leonard Toska, gjithashtu dhe vetë sportisti, duke e cilësuar një paraqitje të mirë. Kështu Shqipëria e mbyll KampionatinEuropian me 4 medalje të fituara, ku sigurisht spikati paraqitjafantastike nga Enkileda Carja. Sportistja elbasanase mahniti duke fituar tri medalje të arta tëcilat u shoqëruar gjithashtu meplot 5 rekorde Europiane në kategorinë e peshave 59 kg përmoshat U-15. Carja konsiderohet absolutisht talenti më i madhi peshëngritjes shqiptare nëradhët e femrave.
MARIGLEN MIRAKA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"