SHTANGË/ Tjetër arritje për Enkileda Carjën, shpallet sportistja më e mirë në kampionatin Europian U-15
Enkileda Carja arriti një rezultat historik në kampionatin Europian U-15 të shtangës që u mbajt në Kishinau të Moldavisë, duke fituar tre medalje ari dhe thyer pesë rekorde europiane.
Mirëpo, sportistja e Elbasanit ka arritur të marrë një tjetër çmim dhe një arritje të madhe në këtë kampionat. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Carja ka arritur të shpallet edhe sportistja më e mirë e këtij kampionati, duke marrë vlerësimin maksimal nga organizatorët.
Carja konsiderohet si një nga talentet më të mëdhaja të shtangës në vendin tonë, me rezultatet e saj që kanë ardhur gjithnjë e në rritje. Synimi i saj i ardhshëm është të dalë sërish me medalje nga kampionati europian që do të mbahet në Bukuresht të Rumanisë nga data 24 korrik deri në tre gusht për moshën U-20.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"