SHTANGË/ Maida Lozi fantastike, kampione e trefishtë në Europianin U-15

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2024 | 14:49

SHTANGË/ Maida Lozi fantastike, kampione e trefishtë në Europianin U-15

Shqipëria e ka mbyllur me një paraqitje të jashtëzakonshme Kampionatin Europian të peshëngritjes për U-15 dhe të rinj, event që po mbahet në Selanik. Maida Lozi ka mahnitur dje duke u shpallur kampione e trefishtë e Europës për moshat U-15.

Capture

Sportistja e talentuar e Partizanit, e përgatitur nga trajneri Ervis Tabaku, tregoi një formë fantastike, duke i dhuruar Shqipërisë 3 medalje ari në këtë kompeticion të rëndësishëm për shtangën e moshave. Lozi konkurroi në kategorinë e peshave 76 kg, ndërsa me rezultatin 75 kg siguroi medaljen e parë të artë në stilin e shkëputjes. Më tej ajo shkëlqeu edhe në stilin e shtytjes, duke ngritur me sukses 95 kg për të merituar medaljen e dytë të artë. Ndërsa me 170 kg në total, Maida Lozi u shpall kampione edhe në dygarësh, duke e ngjitur për herë të tretë në shkallën më të lartë të podiumit flamurin kuqezi. Një sukses i madh ky i peshëngritjes shqiptare në rang moshash, që po përgatit një brez shumë premtues sportistësh. Më tri medaljet Lozit, Shqipëria e çon në dhjetë numrin e medaljeve të fituara në Kampionatin Europian, eveniment në të cilin Kombëtarja jonë u përfaqësua më 4 sportistë, teksa që të gjithë u futën në zonën e medaljeve.

Capture

Kështu më parë, sërish për kategorinë U-15, Antonino Mullisi fitoi 2 medalje argjendi dhe 1 bronzi. Ndërsa për të rinj Kombëtarja kuqezi fitoi 1 medalje ari dhe 1 argjendi me Samoel Rrasën dhe gjithashtu 1 ari dhe 1 argjendi me Enkileda Carjen. Rezultate fantastike me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes që tashmë po përgatit një brez shumë premtues sportistësh për të hapur një tjetër cikël fitues në arenën ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"