“Shqipëria fitoi Brojën”, Sokol Kushta: Pa shpirt gare dhe sakrifica, futbollistët nuk mund të luajnë me Kombëtaren…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 23:23

“Shqipëria fitoi Brojën”, Sokol Kushta: Pa shpirt gare dhe sakrifica, futbollistët nuk mund të luajnë me Kombëtaren…

Legjenda vlonjate, Sokol Kushta ka reaguar pas ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Suedisë, ku kuqezinjtë pavarësisht humbjes zhvilluan një ndeshje të mirë.

MixCollage-26-Mar-2024-11-23-AM-6455

Ai shprehet se trajneri Silvinjo ndryshoi situatën dhe se fituan Armando Brojën. Ndër të tjera, Kushta shkruan se pa shpirt gare dhe sakrifica, futbollistët nuk mund të luajnë me Kombëtaren.

Postimi i plotë

Mbas dushit te ftoht qe kaloi kombëtarja me Kilin,dje trajneri Silvinjo na tregoj qe di te ndryshoj situatën..Dje kombëtarja dhe trajneri fitoi Brojen,fitoi nje variant te ri taktik dhe me shume nga te gjitha i dha te kuptoj lojtarëve se pa shpirt gare dhe sakrifica nuk mundet te luajn dot futboll me kombetaren..

54PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"