“Shpëtim Gjika gjithmonë në zemrat e tifozëve vlonjatë”, Moçka: Me Birçen jemi më të motivuar, tek Tirana nuk ma dhanë mundësinë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 19:01

“Shpëtim Gjika gjithmonë në zemrat e tifozëve vlonjatë”, Moçka: Me Birçen jemi më të motivuar, tek Tirana nuk ma dhanë mundësinë…

Portieri i Flamurtarit, Shpëtim Moçka, ishte njeriu i ndeshjes në sfidën e sotme ndaj Partizanit, duke i siguruar vlonjatëve një pikë tepër të rëndësishme përballë kampionëve të kuq. Në prononcimin pas ndeshje për emisionin “Gol pas Goli”, gardiani vlonjat u shpreh:

bandicam 2019-11-10 18-58-07-902

Çfarë ka ndryshuar në 3 javët e fundit?

3 ndeshje me profesor Birçen kemi marrë 2 pikë. Edhe ndaj Kukësit, luajtëm mirë dhe meritonim më shumë. Ekipi ka më shumë dëshirë, luan në grup, prandaj kanë ardhur këto rezultate.

Vitin e kaluar isha pjesa e Tiranës dhe nuk ma dhanë mundësinë. Unë jam këtu për të treguar kush është Shpetim Moçka, dhe të jap më të mirën për Flamurtari që ekipi të shpëtojë.

Është keq ta shikosh Flamurtarin në vendin e fundit. Unë jam besimplotë, se do dalim nga kjo situatë e vështirë dhe ta çojmë Flamurtarin aty ku e meriton.

Ne jemi futbollista futbollistë, mendojmë vetëm për të luajtur, për gjërat e tjera, nuk na takon të flasim ne.

Çfarë do t’iu këshilloje lojtarëve në janar?

Nuk më takon mua të vendos, secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Mua më takon t’iu flas çunave të rinj, që të rriten dhe të japin maksimumin.

A ju merr malli për Shpëtim Gjikën?

Shpëtim Gjika ngelet ne zemrat e të gjithë tifozëve vlonjat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"