Shpërthen sulmuesi i Erzenit: Nuk ishte ndeshje e barabartë me Skënderbeun, luajtëm kundër 14 vetave
Erzeni statistikisht duket mirë, pavarësisht disfatës plot polemika me Skënderbeun. Shijakasit kanë arritur të grumbullojnë 8 pikë e provizorisht nuk po rrezikohen në renditjen e përgjithshme.
Por sulmuesi Agim Zeka mendon se ndeshja me korçarët nuk ishte e barabartë, pasi sipas tij ka ndikuar gjykimi në rezultat.
“Ndeshja nuk ishte e barabartë. Ne ishim të përgatitur në maksimum, e do ta kishim fituar. Por luajtëm kundër 14 lojtarëve në fushë. Gjyqtarët bindshëm i ndihmuan, por mos të harrojnë që ka drejtues që do t’i shohin ato gabime dhe ata nuk do të kenë mundësi të dëmtojnë më. Konsultimi i domosdoshëm me VAR-in, në rastin e prekjes me dorë nga mbrojtësi i Skënderbeut as që e ndali lojën. Apo vendimi në penalltinë e parë, që ishte tepër i diskutueshëm. Këto përcaktime kushtojnë dhe nuk duhet ta pranojmë humbjen. Në këtë formë jo, pasi kemi cilësi. Pas 3 ditësh kemi transfertën kundër Kukësit. Kjo skuadër po kalon një moment të vështirë që mendoj i ka rënduar psikologjikisht dhe nuk po tregojnë karakterin e duhur”, deklaroi Zeka për “Panorama Sport”.
E. DERVISHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"