Shpatulla e shqetëson ende, Bellingam premton rikthimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2024 | 11:40

Shpatulla e shqetëson ende, Bellingam premton rikthimin

Xhud Bellingam është rikthyer në stërvitje me Realin e Madridit. Mesfushori anglez ka pushuar pas një sezoni intensiv me “Los Blancos” dhe “tre luanët”. Diçka që përfundoi duke paguar fizikisht në pjesën e fundit të atij sezoni intensiv.

bellingham

Një fushatë që i kushtoi një dislokim të shpatullës mesfushorit në një duel kundër Vajekanos në La Liga. Që atëherë, ai ka luajtur me mbrojtëse në atë pjesë të trupit dhe, për momentin, ka shmangur ndërhyrjen kirurgjikale. Ndonëse nuk përjashtohet se në një moment të dytë, ai do t’i nënshtrohet një operacioni. Për momentin, Bellingam po kalon një trajtim konservativ që po funksionon, por kjo nuk e pengon atë që të vazhdojë të luajë me protezën.

Plani është që të vazhdohet me këtë trajtim, por pa pushuar së par nga salla e operacionit në një horizont pak a shumë të afërt. Anglezi është kthyer, por e di fare mirë se nuk mund të sforcohet në maksimum, pasi do të rrezikonte dhe se një ndërhyrje e mundshme kirurgjikale do t’i kushtonte së paku 2 muaj pushim anglezit.

Vetë ai duke folur për gjendjen e tij ka premtuar se do të bëjë gjithçka për të kapur formën optimale. “Në pjesën e fundit të sezonit të kaluar kam luajtur shumë ndeshje dhe uroj mendoj se kam kapërcyer shqetësimin e madh. Gjithsesi kam pasur shqetësim. Tani jam kthyer në përgatitje me ekipin dhe do të punoj për të rikuperuar versionin tim më të mirë dhe nuk më interesojnë kritikat. Kjo është gjëja më e rëndësishme tani”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"