SHORTI I LIGËS SË EUROPËS/ Ekipi i Xhixhës me “fat”, Roma “peshkon” skuadra të lehta. Njihuni me përballjet në grupe
UEFA zhvilloi sot në sallën “Grimaldi Forum” në Monako ceremoninë e hedhjes së shortit të fazës në grupe të Ligës së Europës për këtë edicion i cili kulmon me finalen në Dublin.
Tanimë dihen të 32 skuadrat pjesëmarrëse dhe shorti ka përcaktuar edhe ndarjet në grupe, që tregojnnë rrugëtimin fillestar drejt finales së 22 majit.
Shorti ka pothuajse ka qenë i balancuar teksa ka shmangur përballjet e forta që në këtë fazë. Roma e Marash Kumbullës ka peshkuar skuadra jo të forta sic është Slavia Pragë apo Tiraspol.
Nga ana tjetër Karabaku i Xhixhës do të përballet me Leverkusen ndërsa dy ekipet e tjera janë më të lehta. Vijareali ka peshkuar Panathinaikos, Makaiba Haifa dhe Ren.
SHORTI
GRUPI A: Uest Hem, Olimpiakos, Frajburg, Baçka Topola (TSC)
GRUPI B: Ajaks, Olimpik Marsejë, Brajton, AEK Athinë
GRUPI C: Rejnxhërs, Real Betis, Sparta Pragë, Aris Limasol
GRUPI D: Atalanta, Sporting CP, Shturm Grac, Rakov
GRUPI E: Liverpul, LASK, Union SG, Tuluzë
GRUPI F: Vijareal, Ren, Makabi Haifa, Panathinaikos
GRUPI G: Roma, Slavia Pragë, Sherif Tiraspol, Servet
GRUPI H: Leverkusen, Karabak, Molde, Haken
NDARJA NË VAZO
VAZO 1
Uest Hem, Liverpul, Roma, Ajaks, Vijareal, Bajer Leverkusen, Atalanta, Rejnxhërs
VAZO 2
Sporting Lisbonë, Slavia Pragë, Ren, Olimpiakos, Betis, LASK, Olimpik Marsejë, Karabak
VAZO 3
Molde, Brajton, Sherif Tiraspol, USG, Frajburg, Sparta Pragë, Makabi Haifa, Shturm Grac
VAZO 4
Tuluzë, AEK Athinë, TSC, Servet, Panathinaikos, Rakov, Aris Limasol, Haken
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"