Shkodra, “toka e premtuar” për skuadrat nga Islanda në Ligën e Konferencës
Me shumë fat qyteti i Shkodrës dhe stadiumi “Loro Boroçi” për skuadrat islandeze këtë verë. Pak kohë më parë ishte Valuri që mundi Vllazninë vendëse me rezultatin e thellë 0- 4 dhe u kualifikua në Ligën e Konferencës, kurse dje këtë fat e pati Vikinguri, që mundi 0-2 kampionët e Shqipërisë dhe vazhdon rrugëtimin në Europë.
Në dy ndeshje të luajtura në Shkodër, dy skuadrat islandeze kanë shënuar 6 gola në total dhe nuk kanë pësuar asnjë. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte në “tokën e premtuar”, aq më tepër që si Valuri, ashtu edhe Vikinguri, nuk kishin fituar në fushën e tyre. Valuri kishte barazuar 2-2 me Vllazninë në aktin e parë dhe fitoi thellë të dytin, kurse Vikinguri kishte humbur 0-1 në Reikjavik, por kaloi me fitoren 0-2 në Shkodër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"