Postuar: Qershor 27, 2023 | 9:28
Shkëlqyen në Ligën e Kombeve, “heronjtë” e Spanjës shpërblehen me… 214 kg domate
Spanja u shpall kampione në Ligën e Kombeve pak ditë më parë në Ligën e Kombeve, duke mundur me penallti Kroacinë në finale. Spanjollët rikthehen në këtë mënyrë te një trofe i rëndësishëm në Europë pasi e humbën finalen e shkuar kundër Francës.
Veç shpërblimeve nga UEFA dhe Federata Spanjolle e Futbollit, 3 futbollist të Spanjës kanë marrë një shpërblim më të veçantë. Gavi, Jezus Navas dhe Fabian Ruiz kanë marrë një dhuratë simbolike nga qyteti i tyre i lindjes. Të tre futbollistët kanë lindur në Los Palacios y Villafranca.
Kështu, ata janë shpërblyer me 214 kg domate, nga të cilat 65 kg i ka marrë Navas, 67 kg domate për Gavin si edhe 82 kg për Fabian Ruiz.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"