“Shiritin nuk e mendoj”, Gabia: 125-vjetori duhet festuar me fitore
Momenti i Milanit nuk është më i miri, por kjo ndeshje mund të shërbejë për të harruar humbjen me Atalantën. Në kuadër të sfidës së Champions-it, kundër Crvena Zvedës ka folur Mateo Gabia, i cili ka deklaruar:
“Kur nuk fitojmë zemërohemi, grupi ka dëshirë për të dalë nga momenti i vështirë. Askush nuk është i kënaqur me pikët që kemi, në Serinë Apor tani mendojmë për Champions—in. Nesër (sot) është 125 vjetori i Milanit dhe kjo duhet të jetë vetëm shtysë që të japim maksimumin”.
Krah trajnerit Fonseka në konferencë për shtyp, mbrojtësi është pyetur edhe për statusin e tij brenda një grupi që duket jashtë lojës në kampionat.
“Duhet të japim maksimumin në çdo turne. Të luash Ligën e Kampionëve është një ëndërr, , por kjo nuk do të thotë se e lëmë mënjanë kampionatin. Jam i kënaqur me atë që po bëj. Shiriti i kapitenit? Shokët e tjerët e kanë mbajtur e nuk do të ishte respekt të komentoja unë. Është një ëndërr e imja, por nuk e mendoj shumë. Nëse vjen një ditë do të jem i lumtur”, përfundoi Gabia.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)