Shijakasit të karikuar, kthesa kërkohet ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2023 | 11:30

Shijakasit të karikuar, kthesa kërkohet ndaj Teutës

Erzeni luan sot në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana”derbin kundër Teutës. Shijakasit do të kërkojnë ndryshimin e pozicionit në tabelë për t’u larguar nga vendet e fundit. Skuadra vjen pas dy humbjeve radhazi dhe trajneri Alfred Deliallisi ka punuar më shumë me anën psikologjike të lojtarëve në ditët e fundit.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Klubi ka vendosur heshtje për shtyp, ndërsa edhe kreu i pankinës nuk ka dashur të prononcohet në prag të derbit. Deliallisi është një ish-futbollist që ka luajtur për disa sezone me Teutën dhe tani do të kërkojë të mund ish-ekipin e tij si trajneri Erzenit.

Shijakasit deri më tani kanë arritur të shënojnë 13 goladhe të pësojnë 14. Gjatë seancave stërvitore të zhvilluara, trajneri i ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicion dhe lajm i mirë është që nuk ka të dëmtuar.

Gjithashtu duhet theksuar se një nga armët më të forta të klubit, pikërisht tifozëria shijakase, falë organizimit që do të ketë për ndeshjen me Teutën, pritet të jetë një armë plus të dielën në “Niko Dovana”.

Mungesa e vetme për shijakasit është Nehar Sadiki, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"