Shifrat flasin qartë, reparti i mbrojtjes është problemi i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2023 | 21:51

Shifrat flasin qartë, reparti i mbrojtjes është problemi i Tiranës

Duam apo nuk duam ne, statistikat japin një tablo të qartë të çdo skuadre. Dhe Tirana është shumë problematike në mbrojtje. Madje është mbrojtja e gjashtë më e keqe në Superiore me 17 gola të pësuar.

TIRANA MBR

Më keq se bardheblutë kanë bërë Teuta, Kukësi, Dinamo dhe Erzeni. Në sulm kanë shënuar 18 gola, por kanë humbur magjinë e të qenit skuadra që tund më shumë rrjetën. Golavarazhi është +1, në ndryshim nga Egnatia, Partizani që janë +12 dhe +10. Tirana deri tani ka luajtur 12 ndeshje, ku skuadrën e kanë drejtuar dy trajnerë.

Orges Shehi dhe Julian Ahmataj. Secili prej trajnerëve ka qenë në fushën 6 takime. Shehi ka drejtuar në 6 sfidat e para dhe ka grumbulluar 10 pikë. Në gjashtë ndeshjet e tjera Ahmataj ka grumbulluar tetë pikë. Ahmataj ka dy fitore, dy barazime dhe dy humbje me golaverazh 8-7. Nga ana tjetër, Shehi ka grumbulluar tri fitore, dy humbje dhe një barazim. Golavarazhi i Shehit është 10-10.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"