Sherri te Siti? Çfarë thanë Geri Nevil dhe Xhemi Karrager
Geri Nevil dhe Xhemi Karrager thanë pak ditë më parë se diçka që po ndodh patjetër në dhomën e zhveshjes së Mançester Sitit mes të mungesës së vazhdueshme të Kevin de Bryjnes nga formacioni titullar i Sitit. Belgu ishte një zëvendësues i vonë të dielën, pasi skuadra e tij pësoi një humbje 2-0 nga Liverpuli në “Anfield”, që i dërgoi “Reds”- at 11 pikë përpara kampionëve në fuqi.
“Ka disa gjëra që janë interesante”, tha ish-kapiteni i Junajtid. “Gjëja e De Bryjnes është e pazakontë, e çuditshme. Pse ndoshta lojtari më i mirë që ka pasur Premier Liga në 10 vitet e fundit nuk është atje? Ne e dimë se ai ka pasur dëmtime, por pse nuk është atje, sepse ai është një lider, ai ka autoritet, ka besim dhe shkëlqim, kështu që diçka po ndodh patjetër në dhomën e zhveshjes.
Ka diçka që po ndodh, por Guardiola ka marrë kontrollin e plotë të klubit, ai ka zgjatur kontratën e tij dhe ndoshta është vetëm duke pritur për merkatot e janarit dhe verës. Ai ka ndërtuar dy ekipe të bujshme futbolli gjatë kohës që ka qenë në klub dhe do të duhet të shkojë dhe të ndërtojë një të tretë”. Ndërsa ish-mbrojtësi i Liverpulit shtoi:
“Diçka po ndodh me De Bryjnen. Për mua, ai ka qenë lojtari më i mirë në pesë sezonet e fundit. Ai nuk po fillon ndeshjet dhe nuk hyri pas pjesës së parë. Nuk jam duke u përpjekur të shkaktoj më shumë telashe për Mançester Sitin, por diçka nuk është në rregull mes këtyre të dyve. Është e trishtueshme sepse po flasim për një nga menaxherët më të mëdhenj dhe lojtarët më të mëdhenj në Premier Ligës”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"