Sherri në holl dhe lëmsh me gjuhën/ Ja pikantet e duelit Tomori-Oriku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2023 | 20:51

Sherri në holl dhe lëmsh me gjuhën/ Ja pikantet e duelit Tomori-Oriku

Tomori përmbys Orikun dhe kap vendin e pestë. Edhe pse ishin në disavantazh për një kohë të gjatë, në fund kthyen gjithçka. Menduan Laval dhe Alinani që të zhvlerësonin golin e shpejtë të Barbosës. Me këtë trepikësh, i treti radhazi, të besuarit e Klodian Arbërit futen fuqishëm në garë për zonën “play off”.

tomori-oriku

– Rreth 1800 shikues në stadium, ku nuk mungonin as femrat.

– Në të dyja pjesët është akorduar shtesë prej pesë minutash, duke e zgjatur këtë ndeshje në 100 minuta.

– Në momentin e zëvendësimit të Vahab Laval, të gjithë shikuesit ngrihen në këmbë për ta përshëndetur. Moment që emocionoi sulmuesin.

– Në pushim pati tension të lartë në fushë dhe tribuna. Lojtarët e Tomorit protestojnë për lojë të ashpër të Orikut, ku nuk mungojnë as kapjet me duar. Ndërsa tifozëria ankohet për gjyqtarin, aq sa për disa çaste kanë qëndruar në mesin e fushës.

– Drejtuesit e Orikut nuk e kuptuan të kuqin ndaj lojtarit të tyre. Diçka ka thënë braziliani dhe ata shpjegojnë se mund të jetë keqkuptim prej gjuhës.

– Po në pushim të ndeshjes, acarimi është edhe më i madh në hollin e stadiumit. U desh ndërhyrja e forcave të policisë bashkiake dhe e drejtuesve që situata të qetësohej te Tomori. Ka pasur edhe sherr dhe protagonist ka qenë Karvalho, që ka marrë edhe të kuqin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"