Sherr mes trajnerëve, Mota dhe Vanoli kapen në derbi! Tiago: Nuk e meritoja dënimin
Një derbi gjaknxehtë. Kështu mund të konsiderohet për Tiago Motën dhe Paolo Vanolin, dy trajnerët e skuadrave që në minutën e 56-të u përfshinë në një debat të ashpër mes njëri-tjetrit.Situata për pak sa nuk precipitoi me dy trajnerët që mund edhe të konfliktoheshin fizikisht, por aty ndërhynë stafet si dhe gjyqtari që i ndëshkoi të dy me të kuq. Por çfarë ndodhi?
ZËNKA- Një ndërhyrje e Savonës ndaj Karamoh bëri që stafet dhe lojtarët të konfliktoheshin dhe Mota e Vanoli mos kurseheshin ndaj njëritjetrit, por edhe gjyqtarit. Megjithatë, gjithçka duket se përfundoi aty për aty, me dy trajnerët që u detyruan ta shihnin vazhdimin e ndeshjes nga tribuna.
FJALËT E MOTËS- “Nuk e meritoja kartonin e kuq. Edhe në fund të ndeshjes fola me arbitrin. Pas ndeshjes me Bolonjën thashë që e meritoja përjashtimin sepse protestova për vendimin e arbitrit, por për mua nuk ishte një ndëshkim i merituar. Meritoja të qëndroja në stol”.
Gjithashtu trajneri bardhezi analizoi edhe ndeshjen.
“Ne bëmë shumë mirë në fillim dhe kaluam në epërsi, më pas u tërhoqëm dhe pësuam një gol në një situatë ku mund të ishim më agresivë. Në pjesën e dytë ne kishim shanse për të fituar. Doja një skuadër më agresive, duke u avancuar dhe duke kontrolluar lojën. Sigurisht që kemi pasur shumë barazime, por duhet thënë gjithashtu se kemi humbur vetëm dy ndeshje nga 27, pavarësisht lëndimeve dhe një skuadre të re. Tani do të rikuperojmë energjinë tonë për të sfiduar Atalantën”, tha Mota.
REAGIMI I VANOLIT– “Unë jam gjaknxehtë. Kartoni i kuq më bezdisi shumë, por ishte vendim i drejtë”, tha Vanoli pas ndeshjes duke i dhënë të drejtë gjyqtarit të takimit që vendosi t’i ndëshkonte të dy me karton të kuq, si atë edhe Motën. Torino-Juventus u mbyll në barazim 1- 1 falë golave të Jildiz dhe Vlasiç.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"