Shënoi ndaj Skënderbeut, Lleshi: Kemi potencial, goli për familjen në SHBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2024 | 21:45

Shënoi ndaj Skënderbeut, Lleshi: Kemi potencial, goli për familjen në SHBA

Arsen Lleshi ishte autori i golit të parë në fitoren e Elbasanit në transfertën korçare. Sulmuesi nuhati një pakujdesi te Alias dhe zhbllokoi takimin. Pas ndeshjes, për “Panorama Sport” ai thotë:

LLESHIII

“Jam shumë i kënaqur për trepikëshin e marrë në këtë ndeshje dhe gjithashtu edhe për golin e shënuar. Ishte një transfertë e vështirë dhe ne e dinim mirë këtë. Kjo pasi Skënderbeu vjen nga një pozicion shumë i vështirë dhe do të kërkonte me forcë fitoren. Por u treguam të kujdesshëm dhe mundëm të kthenim ndeshjen në favorin tonë pas një fillimi jo të mirë.

Treguam se kemi potencial të bëjmë shumë më shumë se sa kemi bërë dhe jam i lumtur për këtë rezultat. Ishte shumë i rëndësishëm ky trepikësh, pasi vinim pas një barazimi dhe një humbjeje. E mbyllëm vitin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo na bën të ndjehemi mirë” ,thotë fillimisht autori i golit të parë.

OBJEKTIVAT- “Për sa u përket objektivave ne duam të marrim gjithçka me qetësi dhe të ecim ndeshje pas ndeshjeje për të parë se ku do arrijmë. Ardhja e Gvozdenoviçit në ekip mendoj se na ka shtuar harmoninë dhe frymën pozitive në grup. Golin ia dedikoj familjes sime dhe bashkëshortes që ndodhet në SHBA”, përfundoi Lleshi.

PANORAMASPORT.AL