Shënoi gol fantastik ndaj Teutës, modavi Dros: Atmosferë elektrizuese, Elbasani do Kupat e Europës
Kristian Dros shënoi një gol historik për Elbasanin, sepse ishte ipari pas rikthimit në Superiore, në shtëpinë e tij përballë tifozëve.
Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport” pasndeshjes, 26-vjeçari shprehet i lumtur që goli i shërbeu skuadrëspër t’i dhënë fitoren. Moldavi vlerëson kampionatin shqiptar dheshpreson të luajë sa më gjatë, ndërsa nuk i vendos vetes objektiva. Për të, e rëndësishme është të ndihmojë ekipin në çdondeshje, ndërsa ka besim se kjo skuadër do të ecë përpara dhenë fund të sigurojë pjesëmarrjen në Europë.
Kristian, e prisnit të shënonit dhe sa i lumtur jeni?
Normalisht jam shumë i lumtur që shënova gol sot (dje), por jam akoma më i lumtur që goli im i dha mundësinëskuadrës që ta fitojëndeshjen. Sot (dje) luajtëm pranë familjeve dhe fansave tanë janë tri pikë shumë të rëndësishme për ne dhe goli u dedikohet atyre. Në të ardhmen do të mundohemi të bëjmë gjithnjë mirë.
Si ju duk atmosfera sot? E prisnit kaq të ngrohtë?
Po, atmosfera ishte elektrizues edhe janë një mbështetje shumëe madhe për ne, duke na dhënë më shumë fuqi dhe energji ne lojtarëve për të fituar ndeshjen.
Si ju duket futbolli shqiptar?
Kur erdha këtu po prisja të provoja këtë nivel në futbollin sh- qiptar. Është një futboll i mirëdhe dua të luaj sa më shumë.
Cilat janë objektivat tuaja në aspektin personal?
Nuk kam ndonjë objektiv tëveçantë, dua thjesht të ndihmoj skuadrën time çdo ndeshje, të shënoj apo jap asiste dhe të ndihmoj skuadrën.
Deri ku mendoni se mund të shkojë Elbasani i këtij sezoni?
Ne do të bëjmë më të mirën që të shkojmë sa më larg, tësigurojmë Kupat e Europës. Për këtë gjë do të punojmë fortçdo ditë dhe çdo javë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"