Postuar: Nëntor 6, 2023 | 21:03
Shehi-Ahmataj, ja diferenca mes dy trajnerëve në pesë ndeshjet e para në krye të Tiranës
Tirana deri tani ka luajtur 12 ndeshje ku skuadrën e kanë drejtuar dy trajnerë. Orges Shehi dhe Julian Ahmataj. Secili prej prej trajnerëve ka qenë në fushën 6 takime. Shehi ka drejtuar në 6 sfidat e para dhe ka grumbulluar 10 pikë.
Në gjashtë ndeshjet e tjera Ahmataj ka grumbulluar tetë pikë. Ahmataj ka dy fitore, dy barazime dhe dy humbje me golaverazh 8-7. Nga ana tjetër, Shehi ka grumbulluar tre fitore, dy humbje dhe një barazim. Golaverazhi i Shehit është 10-10. Ahmataj ka bilanc pozitiv në gola, ndërsa Shehi zero.
Ahmataj ka dy pikë më pak, ndërsa humbjet i kanë të barabarta. Tirana është e treta me 18 pikë në kampionat dhe janë tetë pikë nga vendi i parë aktual, Egnatia.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"