Shaqiri lë pas kampionët, UEFA e vlerëson për golin më të bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2016 | 20:34

Shaqiri lë pas kampionët, UEFA e vlerëson për golin më të bukur

Xherdan Shaqiri fiton garën për golin më të bukur të Europianit. Specialistët e UEFA-s kanë bërë sot një përzgjedhje të 10 golave më të bukur të “Euro 2016” dhe rrjeta e realizuar nga mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, kryeson listën.

Shaqiri ne momentin e shenimit te golit

Shaqiri ne momentin e shenimit te golit ndaj Polonisë

Shaqiri realizoi një supergol me roveshatë në fazën e 1/8-ave ndaj Polonisë. Video e golit të tij bëri xhiron e mediave ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale.

Një ditë më parë Shaqiri humbi garën për golin më të bukur nga votimi i tifozëve, ndërsa sot ai vlerësohet nga specialistët e UEFA-s.

Lista e lojtarëve me golat më të bukur sipas UEFA-s:
1.Xherdan Shaqiri
2.Hal Robson-Kanu
3.Dimitri Paje
4.Marek Hamksi
5.Kristiano Ronaldo
6.Eder
7.Grizman
8.Ronaldo (Portugali-Uells)
9.Eden Hazard
10.Romelu Lukaku


Le magnifique but de Xherdan Shaqiri | Suisse… by ffuunny

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"