Shanset e Shqipërisë në Europian? Ja çfarë parashikojnë kompanitë e basteve për kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 22:00

Shanset e Shqipërisë në Europian? Ja çfarë parashikojnë kompanitë e basteve për kuqezinjtë

Shqipëria hyn në EURO 2024 padyshim jo si favorite dhe me emrat që i ka vendosur përballë shorti sigurisht që e bëjnë rrugëtimin e saj shumë më të vështirë. Të këtij mendimi janë edhe kompanitë e basteve, të cilat menjëherë pas shortit, kanë vendosur edhe koeficientet për të përcaktuar favoritët dhe jo vetëm.

baste

Kompania e njohur “bwin” sheh Francën dhe Anglinë si favoritet kryesore për të fituar Europianin, me koeficientin 4,5. Ndërkohë, Shqipëria është ndër ekipet me koeficientin më të ulët, 151, ashtu si skuadra që nuk kanë siguruar ende biletën si Greqia apo Ukraina.

sdfsdfsdffsdsdfsfsdfsdf

Sa i përket fitores së Grupit B ku bën pjesë Shqipëria, Spnaja është favorite, me koeficientin 1,75. Kurse për kuqezinjtë e Silvinjos, është rezervuar koeficienti më i ulët, 21. Ky në fakt është koeficienti më i ulët për fitoren e grupit për të gjithë këtë fazë të turneut, që do të thotë se për Shqipërinë vlerësohet si thuajse e pamundur që të dalë e para.

Gjithashtu, janë publikuar edhe rezultatet për ndeshjen e parë të kuqezinjve, atë ndaj Italisë, padyshim kuqezinjtë nuk janë favoritë, pasi fitorja e tyre kuotohet 7,75. Edhe barazimi ka një koeficient të lartë, 4,6. Kurse fitorja e Italisë kuotohet 1,41. Rezultati më i mundshëm? Sipas kësaj kompanie është 1-0 për italianët me koeficientin 5,75.

sdfsdfsdfsffsdfsfdsdfsdf

PANORAMASPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"