Shakohoxha e mbyll me “Supersport”: Mirënjohje pa fund, nuk do të mundem dot që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2021 | 17:22

Shakohoxha e mbyll me “Supersport”: Mirënjohje pa fund, nuk do të mundem dot që…

Dritan Shakohoxha i ka dhënë fund aventurës te Supersport!

Shako

Gazetari dhe komentatori punoi që nga themelimi i platformës sportive dhe për shumë vite ishte drejtori i Supersport, është larguar përfundimisht me mbarimin e sezonit futbollistik, duke zyrtarizuar “divorcin” që flitej prej kohësh!

“Nuk do të mundem kurrë ta falenderoj për atë që mora nga Digitalb. Mirënjohje pa fund”, shkruan ai në rrjetet sociale!

IMG_20210528_141609

Dje ai ka drekuar me koleget e tij, me të cilët ka bashkëpunuar prej vitesh. Siç mund të shihet edhe nga foto, bie ne sy mungesa e Egi Duros, gazetarit që pasoi Shakohoxhën në postin e drejtorit!

IMG-20210528-WA0003

Ndërkaq, Dritan Shakohoxha pritet t’u përkushtohet bizneseve te tij, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë surpriza sërish në botën e sportit!

PANORAMASPORT.AL