Sfida në Champions, Barcelona grumbullon dy 16-vjeçarë
Barcelona është mbështetur shumë në akademinë e tyre të të rinjve në La Masia gjatë viteve të fundit, dhe ndërsa mesfusha e tyre hyn në një krizë tjetër dëmtimi, Hansi Flik mund të detyrohet të peshkojë sërish në skuadrat e të rinjve.
Kushërinjtë Toni dhe Gile Fernandez kanë qenë duke u stërvitur me ekipin e parë këtë javë pasi Dani Olmo do të mungojë deri në mes të tetorit dhe Fermin Lopez që u dëmtua të martën, me të njëjtën periudhë rikuperimi të parashikuar. Dyshja e 16- vjeçarëve janë përfshirë në skuadrën për t’u përballur me Monakonë sonte në 21:00.
Ferran Torres, Pau Viktor, Pablo Torre dhe Ansu Fati i rikthyer do të shpresojnë të gjithë për minuta të parë, teksa mes të grumbulluarve janë përfshirë edhe të rinjtë Andres Kuenka e Sergi Dominguez.
Ndaj Monakosë, Hansi Flik pritet t’i besojë ekipit që mundi Gironën në fundjavë, ndërkohë që homologu Hyten gjithashtu nuk ka ndër mend të revolucionarizojë ekipin e tij. Golovin dhe Akliush i preferuar ndaj Minaminos do të mbështesin Embolonë, ndërkohë Kehrer do të udhëheqë prapavijën së bashku me Salisunë që pushoi gjatë fundjavës kur në kampionat ekipi nga Principata mundi Oksesin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"