Sfida e dytë pa pësuar gol, Selmani për barazimet e Tiranës: Hera e parë që më ndodh në karrierë
Tirana barazoi 0 me 0 në transfertën e Skënderbeut. Një sfidë ku Selmani tregoi aftësitë e tij duke mbajtur portën e bardhebluve të paprekur.
Puna ime kjo është të ndihmoj ekipin. Jam munduar çdo ndeshje, të jem pikë e fortë. Sot bëmë ndeshje të mirë, nuk morëm rezultatin që donim. Do përgatitemi për ndeshjen me Teutën, që e kemi në shtëpi.
Ndjejmë përgjegjësi sepse jemi lojtarë që jemi dhe me eksperiencë nga viti i kaluar, ne e ndjejmë peshën e fanellës. Kemi qenë dhe pafat ose ngërç psikologjik, kemi bërë shumë barazime. Hera e parë që më ndodh, që kaq barazime në një sezon. Shpresojmë nga ndeshja e radhës, do luftojmë për klubin dhe tifozët, të cilët na kanë mbështetur në çdo vend që kemi qenë.
Nuk është se kemi bërë ndryshim drastik, do qëndrojmë pozitiv, të vazhdojmë punën kokëulur dhe të japim maksimumin. Çdo ndeshje ne futemi për të fituar, pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë në favorin tonë sepse nuk na takon të jemi në këtë pozitië ku jemi në tabelën e klasifikimit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"